Basha, takim me të rinj në Tiranë: Fokus problemet e qytetarëve

Mos i humb

Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i kësaj partie, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me të rejat dhe të rinjtë e degës 14 në Tiranë.

Basha u shpreh se kishte dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e tyre dhe ndarë me ta platformën për ndryshimet themelore që i nevojiten vendit, sipas tij, për të krijuar hapësirën e domosdoshme që rinia të shpalosë potencialin dhe ambiciet e saj.

“Të rinjtë, si shumica e qytetarëve, e refuzojnë sistemin politik që ka vrarë garën, konkurrencën dhe llogaridhënien. Për këtë arsye, debati që kemi nisur mbi platformën për ndryshim, na bashkon me gjithë shoqërinë, e cila kërkon që zëri i saj të dëgjohet dhe është gati për një ndryshim rrënjësor të politikbërjes. Fokusi i të cilës duhet të jenë problemet e qytetarëve, jo hallet e pak politikanëve”, u shpreh Basha.

Ai vuri në dukje se diskutimi që ka nisur nuk është mbi emrat e përveçëm, por mbi idetë për mënyrën sesi duhet të ndryshojë ky realitet i mbrapsht politik.

“Ndaj, sado banale të jenë sulmet nga ata që kërkojnë t’i ikin debatit, duke u marrë me ngjyrat e bluzave të mia, nuk e prekin vendosmërinë time për të luftuar bashkë me ju për listat e hapura, për vetingun në politikë, kufizimin e mandateve për kryeministrin dhe votën për bashkëqytetarëve tanë në emigrim”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit