‘Bashkë Fitojmë’ padi për mandatin e Veliajt

Mos i humb

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” depozitoi sot një padi në Gjykatën Administrative kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Shkak për padinë, sipas Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është fakti se Kryebashkiaku Erion Veliaj betimin për fillimin e mandatit nuk realizoi në sallën ku mblidhet Këshilli Bashkiakë, por në tarracën e godinës së Bashkisë së Tiranës. Kjo, sipas Koalicionit “Bashkë Fitojmë” është në shkelje të ligjit dhe kushtetutës.

“Në datën 20 qershor të këtij viti u njoftua mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që si njoftim ishte brenda parashikimeve të ligjit. Ajo që nuk funksionoi në mbledhjen e parë, ishte pikërisht pika më e rëndësishme e këtij rendi të ditës, që ishte shpallja e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe procesi i betimit”,- tha Silva Caka, anëtarë e Këshillit Bashkiakë nga lista e Partisë së Lirisë.

“Ne jemi Republikë Parlamentare. Kushtetuta është ligji ynë themeltarë, dhe Kushtetua e ka të shprehur në mënyrë eksplicite, që betimi është parakusht për fillimin e detyrës. Procesi i Betimit, edhe si pas ligjit për qeverisjen vendore,  njëkohësisht sipas detajimit shumë eksplicit që i bënë rregullorja për organizimin e funksionimit e Këshillit Bashkiak e ka shumë të parashikuar si formën e betimit, ashtu edhe substancën dhe thelbin e saj dhe mos respektimit të një prej të dyjave e bënë këtë proces të paligjshëm”,- tha Caka.

“Ne jemi sot këtu si anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për të depozituar një kërkesë padi për konstatimin e pavlefshmërisë së procesit të betimit dhe njëkohësisht të mbarimit, ose të paktën që Këshilli Bashkiakë të kishte mbaruar përpara kohe mandatin e kryetarit në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”, – bëri me dije Caka.

“Ky veprim nuk u ndërmorë nga Këshilli Bashkiakë, madje kryetarja e Këshillit Bashkiakë bashkë me këshilltarët e PS dhe të disa forcave të tjera të cilat kuptohet që janë qartazi të rrjeshtuara në krahun e mazhorancës dhe Erion Veliajt, i’u bashkuan një procesi të paligjshëm, anti kushtetues të betimit në tarracën e Bashkisë. Për këtë arsye edhe njëherë e përsëris se depozituam këtë kërkesë padi përpara gjykatës administrative”,- përfundoi Caka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit