BB-ja akordon 165 milionë dollarë ndihma për myslimanë rohingianë në Bangladesh!

Mos i humb

Banka Botërore ka miratuar për qeverisë e Bangladeshit një ndihmë prej 165 milionë dollarësh për myslimanët arakanas që janë strehuar në këtë vend nga Mianmari.

“Ndihma do t’i jepet Bangladeshit me qëllimin e vetëm për të ndihmuar myslimanët viktima të përndjekjes brutale nga rajoni i Arakanit në Mianmar”, thuhet në një komunikatë me shkrim të BB-së.

Ajo gjithashtu potencon se ndihma është miratuar për projektet e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit, rrugëve, urave, kanalizimit dhe ndriçimit në rajonet Teknef dhe Ukhia-Upazila, ku numri i refugjatëve rohingianë është gati sa trefishi i popullatës lokale.

Myslimanët rohingianë, të cilët Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka cilësuar si pakica kombëtare më e rrezikuar në botë, po përballen me internime në rritje që nga sulmet e vitit 2012.

Nën pretekstin e luftës kundër sulmeve militante ndaj pikave të kontrollit të policisë, ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë filluan më 25 gusht 2017 një seri sulmesh brutale ndaj rohingianëve, ku u masakruan mizorisht mbi 24.000 pjesëtarë të këtij komuniteti.

Sulmet u shndërruan në një formë klasike të spastrimit etnik, ndërsa ushtria e Mianmarit dogji qindra fshatra myslimane.

OKB-ja dhe organizatat e të drejtave të njeriut i kanë cilësuar sulmet në fjalë si “spastrim etnik” apo dhe “gjenocid”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit