BE: Dënimet mizore me vdekje në Arabinë Saudite nuk kanë efekt parandalues

Mos i humb

Bashkimi Europian (BE) ka reaguar ndaj ekzekutimit të djeshëm me vdekje të 37 personave në Arabinë Saudite, duke u shprehur se Unioni “kategorikisht” është kundër dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat dhe mënyrat.

Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, theksoi se ekzekutimi i djeshëm me vdekje tregon tendencën negative që sa vjen e rritet në këtë vend.

“Ekzekutimet kolektive hodhën një hije mbi procesin e gjykimit të drejtë, në të njëjtën kohë identiteti i njerëzve të ekzekutuar ka potencialin për të shkaktuar tensione sektare në vend”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Mogherini-it.

Nga atje theksojnë se, “BE kategorikisht kundërshton dënimin me vdekje në të gjitha rrethanat dhe mënyrat. Nuk mendojmë se ky dënim mizor dhe çnjerëzor ka një efekt parandalues”.

Është raportuar se 37 persona u ekzekutuan në Arabinë Saudite me akuzat për krijimin e një organizate terroriste dhe bashkëpunim me armikun. Dënimet me vdekje u ekzekutuan me urdhër mbretëror pas miratimit nga Gjykata e Apelit dhe Gjykatës Supreme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit