
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i dërgoi një letër Zëdhënës Patrikut të Armenëve të Turqisë, Aram Ateshyan.
“Komunteti armen i ka dhënë kontribute të mëdha vendit tonë duke rritur individë shumë të vlefshëm në periudhën osmane dhe atë të republikës. I përkujtoj me nderime armenët osmanë të cilët kanë humbur jetën në kushtet e vështira të Luftës së Parë Botërore. Gjithashtu u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta nipërve të tyre”, shkruhet në letrën e presidentit turk.


