BE dhe SHBA koordinojnë strategjitë: Reagojmë menjëherë po u sulmua Ukraina

Mos i humb

Bashkimi Europian po koordinon veprimet me Shtetet e Bashkuara në mesin e tensioneve që ka shkaktuar një ndërhyrje e mundshme e Rusisë në Ukrainë.

Në përpjekje për të gjetur një përgjigje ndaj një agresioni rus, ministrat e jashtëm të bllokut europian u mblodhën në Bruksel, një takim që sipas shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tregoi se ekziston “unitet” mes vendeve anëtare për veprime “të shpejta dhe të vendosura”, nëse Moska e bën realitet planin e saj.

BE-ja është zotuar të mbështesë Ukrainën në “fushat kyçe” duke përfshirë kundërsulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride, siç janë fushatat e dezinformimit rus. Brukseli do të vazhdojë ndërkohë “përpjekjet kolektive” për ta bindur Rusinë që të ndjekë “rrugën e dialogut” në zgjidhjen e tensioneve, por sipas Borell, BE është e përgatitur të përgjigjet nëse diplomacia dështon.

Takimit iu bashkua me videokonferencë edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken. Disa vende anëtarë te bllokut shprehën shqetësimin se Bashkimi Europian po lihet mënjanë në situatën e krijuar, sepse Kremlini është fokusar vetëm tek bisedimet me SHBA-në dhe NATO-n në paraqitjen e kërkesave të tij të sigurisë. Takimi në Bruksel u zhvillua pasi aleanca njoftoi se do të nisë avionë dhe anije shtesë në Europën Lindore për shkak të frikës së shperthimit të konfliktit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit