Domethënia e tekbirit All-llahu ekber

Mos i humb

Domethënia e tekbirit

Tekbiri (fjala Allahu ekber) nënkupton madhërimin ndaj Allahut, respektimin, nderimin dhe shprehjen e madhërisë së Tij, pra të besuarit se askush nuk është më i Madh dhe më Madhështor sesa Allahu. Dijetari i njohur i gjuhës arabe, El Ez’heriu rahimehullah, në librin Tehdhibu lugah, thotë: “Kur namazliu thotë Allahu ekber, apo kur myezini ne ezan thotë Allahu ekber, dijetarët kanë dhënë dy mendime se çfarë kuptimi ka kjo fjalë.

Kuptimi i parë: Allahu është i Madhi. Kuptimi i dytë: Allahu është më i Madhi, më Madhështori, se çdo gjë.” Mendimi i saktë është i dyti. Shejkul Islam ibn Tejmije rahimehullah thotë: “Kur njeriu thotë Allahu ekber, atëherë për qellim është që ai të besojë se për të Allahu është më i Madh/Madhështor se çdo gjë tjetër.”

Besimtari duhet të besojë se Allahu është më i Madh dhe më Madhështor se çdo gjë, dhe çdo gjë sado që është krijesë e madhe, në raport me Allahun është shumë e vogël (kur krahasohet me madhështinë e Allahut). Kur besimtari është i bindur dhe e beson këtë, duhet të dijë se Madhështinë e Allahut dhe Cilësitë e Tij, mendja jonë nuk ka mundësi t’i perceptojë, përfytyrojë dhe t’i përfshijë, ashtu siç dhe shikimet tona nuk kanë mundësi për këtë.

Është e ndaluar për njeriun të mendojë se si është Allahu, si janë Cilësitë e Tij, sepse nëse vepron ashtu, patjetër se do të mendojë gabim dhe do t’ipërfytyrojë gabim, mendja e tij është e mangët dhe e pafuqishme.

Tekbiri – Thënia All-llahu ekber- Tekbiri ka pozitë madhështore në fenë e Allahut dhe shpërblimi për të tek Allahu është shumë i madh. Janë tekstet e shumta që na nxisin për të bërë tekbir. Allahu thotë: “…madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!” Isra 111; dhe thotë: “që ju ta madhëroni Allahun”, Haxh 37; dhe: “dhe lië ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit)” Bekare 185, dhe: “Zotin tënd madhëroje” Mudeththir

Marre nga libri EMBELSI & DHIKRIT
Bazuar në librin “Fikh el ed’ijeh uel edhkar” të shejkh AbduRrezak el Bedër

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit