BE-ja aprovon masa të tjera shtrënguese shtesë kundër 217 individëve dhe 18 entiteteve

Mos i humb

Në kuadrin e paketës së pestë të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë përfshihen 217 zyrtarë të lartë të Kremlinit, si oligarkët – Moshe Kantor, Boris Rotenberg dhe Oleg Deripaska, si dhe biznesmenë të tjerë të shquar të përfshirë në sektorë kryesorë ekonomikë të vendit. Në listë përfshihen edhe familjarë të individëve tashmë të sanksionuar, në funksion të faktit se ata po përfitojnë nga regjimi ose kontribuojnë në  parandalimin e anashkalimin e sanksioneve të BE-së. Këto emërtime përfshijnë Maria Vladimirovna Vorontsova dhe Ekaterina Vladimirovna Tikhonova, vajzat e presidentit rus Vladimir Putin. Të ashtuquajturit ministra dhe anëtarët e Këshillit Popullor të të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donetskut” dhe “Republika Popullore e Luhanskut” janë gjithashtu në listën e zezë.

Të 18 entitetet e sanksionuara përfshijnë katër banka të mëdha ruse (Bank Otkritie, Novikombank, Sovcombank dhe VTB), një kompani aktive në sektorin e transportit në pronësi të Federatës Ruse, dhe kompani aktive në industrinë e mbrojtjes ushtarake, teknologjike dhe produkteve të cilat kanë luajtur një rolin në pushtimin e Ukrainës.

Në total, masat kufizuese të BE-së tani zbatohen për gjithsej 1091 individë dhe 80 subjekte. Qytetarëve dhe kompanive të BE-së u ndalohet të vënë fonde në dispozicion të atyre që u nënshtrohen ngrirjes së aseteve. Personat fizikë u nënshtrohen gjithashtu ndalimit të udhëtimit, hyrjes ose kalimit tranzit nëpër territoret e BE-së.

Për Bashkimin Europian, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës shkel rëndë ligjin ndërkombëtar dhe po shkakton humbje masive jetësh dhe lëndime për civilët.  “Rusia po drejton sulme kundër popullatës civile dhe po synon objektet civile, duke përfshirë spitalet, objektet mjekësore, shkollat dhe strehimoret. Këto krime lufte duhet të ndalen menjëherë. Ata që janë përgjegjës dhe bashkëpunëtorët e tyre do të mbajnë përgjegjësi në përputhje me ligjin ndërkombëtar” thuhet në vendim.. Rrethimi i Mariupolit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, dhe mohimi i aksesit humanitar nga forcat ushtarake ruse janë të papranueshme për BE-në. Sipas kësaj organizate, forcat ruse duhet të sigurojnë menjëherë rrugë të sigurta për aksesin ne pjesë të tjera të Ukrainës, si dhe ndihma humanitare që do të dërgohen në Mariupol dhe qytete të tjera të rrethuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit