BE-ja e gatshme për marrëdhënie me Anglinë, por jo edhe për negociata të reja të Brexitit

Mos i humb

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk bëri të ditur se BE-ja është e gatshme për të diskutuar në lidhje me deklaratën politike, e cila do të përcaktojë marrëdhëniet në të ardhmen me Anglinë, por nuk janë të gatshëm për biseduar sërish për marrëveshjen e daljes.

Tusk dhe Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në ditën e dytë të Samitit të Liderëve të BE-së të mbajtur në Bruksel të Belgjikës, organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Tusk tha se gjatë samitit u bisedua për zhvillimet e fundit në procesin e daljes së Anglisë nga Bashkimi Evropian (Brexit), ndërsa shtoi se dëshirojnë që në të ardhmen të vendosin marrëdhënie sa më të afërta me Anglinë dhe se i shmangen skenarit për ndarje pa marrëveshje.

“BE-ja është e gatshme për të diskutuar në lidhje me deklaratën politike, por nuk janë të gatshëm për biseduar sërish për marrëveshjen e daljes”, bëri të ditur Tusk.

Ai tërhoqi vëmendjen se liderët biseduan edhe për forcimin e unitetit ekonomik dhe monetar të BE-së, ndërsa shtoi se kanë biseduar edhe për çështjen e formimit të buxhetit të eurozonës, ide kjo e paraqitur nga Franca dhe që gjeti përkrahje të gjerë.

“Eurogrupi do të integrohet në buxhetin e BE-së në afat të gjatë, ndërsa punimet mbi instrumentin e buxhetit të eurozonës do të vazhdojnë”, deklaroi Tusk.

Ndërkaq pritet që punimet për forcimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM), që u formua për ndihmë të vendeve anëtare të eurozonës, të cilat ballafaqohen me probleme financiare, të përfundojnë deri në fund të vitit.

Edhe Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në lidhje me procesin e Brexitit tha se “Marrëveshja e ndarjes nuk do të negociohet”.

Duke vënë në dukje se gjatë samitit janë përqendruar në çështjet monetare dhe ekonomike, Juncker tha se “Gjatë samitit i bëmë një vlerësim instrumentit të buxhetit të eurozonës dhe punimeve në lidhje me marrëveshjet e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit”.

Juncker gjithashtu tha se është e nevojshme që të përqendrohen edhe në formimin e sistemit të sigurimit të depozitave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit