“Në marrëdhëniet Turqi-Irak do të fillojë një periudhë e re”

Mos i humb

Presidenti i Administratës Rajonale Kurde (KRG) në Irak, Nechirvan Barzani, i cili menjëherë pas zgjedhjes si president vizitën e parë të tij jashtë vendit e zhvilloi në Turqi, tha se në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Irakut do të fillojë një periudhë e re.

Barzani pas takimit me dyer të mbyllura të zhvilluar me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në një prononcim për Anadolu Agency (AA) ka deklaruar se vizitën e parë jashtë vendit e ka realizuar në Turqi pasi më 10 qershor u zgjodh president rajonal. Ai ka shprehur kënaqësinë për takimin e zhvilluar me presidentin Erdoğan.

“Kjo është vizita e parë jashtë vendit pasi u zgjodha si presidentit. Jam i kënaqur që jam takuar me presidentin Erdoğan. Kemi patur një diskutim të gjatë se si të përmirësojmë marrëdhëniet tona. Çështjet që ishin të rëndësishme për të dyja palët u diskutuan në detaje. Rajoni ynë, unë jam i bindur se në marrëdhëniet Turqi-Irak do të fillojë një proces i ri. Shpresoj që vizita ime do të jetë e dobishme në përmirësimin e marrëdhënieve”, tha Barzani në lidhje me detajet e takimit.

Ai ka shtuar se poashtu do të jetë një hap shumë i rëndësishëm që edhe presidenti Erdoğan të vizitojë Irakun.

– “Turqia ka qëndruar pranë nesh në të gjithë proceset e vështira”

“Turqia ka ndihmuar popullin tonë në të gjithë proceset e vështira. Ne i kemi përsëritur falënderimet tona presidentit dhe popullit të Turqisë për ndihmat që kanë dhënë”, tha Barzani duke nënvizuar se mes Ankarasë dhe Erbilit ka një lidhje miqësore historike.

“(Në kontekstin e marrëdhënieve tregtare mes Irakut dhe Turqisë) rajoni jonë ka një rol të rëndësishëm. Ai ndodhet në kufirin e Irakut me Turqinë. Fatmirësisht, rajoni i Kurdistanit aktualisht ka marrëdhënie më të mira me Bagdadin në krahasim në të kaluarën. Vëllimi aktual i tregtisë mes Turqisë dhe Irakut është rreth 13 miliardë dollarë. Në takimin tonë me Presidentin, ne gjithashtu biseduam për rritjen e vëllimit të tregtisë. Ne kemi biseduar gjerësisht në takimin tonë me presidentin për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ta arritur këtë. Ne shohim se presidenti është treguar shumë i gatshëm për këtë çështje dhe pret që të bëhet përparim i shpejtë në rritjen e vëllimit tregtar të Irakut”, tha Barzani duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë roli do të luajë në rritjen e vëllimit tregtar Administrata Rajonale Kurde e Irakut dhe në lidhje me marrëdhëniet tregtare mes Irakut dhe Turqisë.

– Çështja e pikës kufitare Ovaköy

Në lidhje me atë se çfarë politike do të ndjekë Administrata Rajonale Kurde e Irakut për hapjen e pikës së re kufitare Ovaköy e cila që prej një kohe të gjatë bisedohet mes qeverive të Turqisë dhe Administratës Rajonale Kurde të Irakut dhe për të cilën janë formuar delegacionet e përbashkëta, Barzani thotë se kjo çështje duhet të diskutohet në mënyrë shumë të rëndësishme mes Erbilit, Ankarasë dhe Bagdadit.

“Siç dihet, kapaciteti i pikës aktuale kufitare është rritur në mënyrë të ndërsjellë. Ura dhe tunele të reja u ndërtuan në rajonin Zakho nga kompania turke. Qëllimi ynë këtu është që Iraku të sigurojë lehtësira në çështjen e rritjes së vëllimit të tregtisë mes rajonin tonë dhe Turqisë”, thekson Barzani.

Ai tha se “Nëse është e nevojshme të ndërmerren hapa për të rritur vëllimin e tregtisë, nuk kemi asnjë problem për këtë çështje”.

Pasi ka përmendur edhe rolin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut në tregtinë e naftës mes Turqisë dhe Irakut, Barzani tha se “Ne kemi një tubacion nafte që shkon në portin Ceyhan. Në rast të një situate të padëshiruar, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë qeverinë qendrore të Irakut që të eksportojë naftë përmes tubacionit tonë të naftës nga Kirkuku dhe rajone të tjera, veçanërisht në jug të Irakut dhe këtë ne ua kemi përcjellë. Ne duam të rrisim kapacitetin e tubacionit ekzistues në mënyrë që të eksportojmë më shumë naftë në të ardhmen dhe ne synojmë ta bëjmë këtë”.

– Mosmarrëveshja për naftën në linjën Bagdad-Erbil

Në fjalën e tij pasi ka rikujtuar deklaratën e kryeministrit të Irakut, Adil Abdul-Mahdi se “Bagdadi në këmbim të buxhetit të dërguar në Administratën Rajonale Kurde të Irakut në fillim të këtij muaji, nuk ka marrë në dorëzim as edhe një fuçi të të ardhurave të naftës”, Barzani tha se kjo situatë është një çështje kryesore që duhet të diskutohet.

“Në parim ne nuk shohim ndonjë problem në dërgimin e 250 mijë fuçive naftë bruto për Bagdadin. Por, në mënyrë që kjo të ndodhë duhet së pari të zhvillohet një takim. Isha në Bagdad para se të shkoj këtu. Kjo çështje doli gjatë takimit tonë me kryeministrin irakian, Abdul-Mahdi. Çështja nuk është dorëzimi i 250 mijë fuçive. Kjo çështje ka një dimension ligjor. Rajoni ynë mori hua një shumë të madhe në 2014 për shkak të ndërprerjes së buxhetit. Të gjitha këto duhet të diskutohen dhe të zgjidhen. Zgjidhja duhet të jetë edhe me pëlqimin e rajonit të Kurdistanit dhe Bagdadit. Rajoni i Kurdistanit është gati të mbështesë Bagdadin në arritjen e një zgjidhjeje të përbashkët me Irakun”, tha Barzani lidhur me mosmarrëveshjen mes dy palëve.

– “Nëpërmjet territorit të Irakut nuk duhet të dëmtohet asnjë vend”

I pyetur se si do të ndikohet Administrata Rajonale Kurde e Irakut nga tensionet e fundit mes SHBA-së dhe Iranit, Barzani tha se “Unë shpresoj që kjo të mos kthehet në një luftë. Ne jemi në solidaritet të plotë me Bagdadin për këtë çështje. Politika jonë është që asnjë palë të mos dëmtohet përmes territorit të Irakut. Ne do të përpiqemi të mbrojmë të gjithë Irakun në rast të një lufte apo problemi të mundshëm”.

– “Është e papranueshme që PKK-ja të dëmtojë fqinjët tanë”

Ndërsa në lidhje me praninë e organizatës terroriste PKK në rajonet Sinxhar, Mahmur dhe zonat kufitare të Irakut, Barzani tha se “Arsyeja kryesore për kryerjen e operacioneve ushtarake në rajonin e Kurdistanit është prania e PKK-së atje. Në parim ne jemi kundër që territori ynë të përdoret kundër çdo vendi fqinj, veçanërisht Turqisë”.

“Turqia na ka ndihmuar neve në rrethana shumë të vështira. Janë siguruar arritje shumë të mira ndërmjet Turqisë dhe rajonit të Kurdistanit. Është një situatë kategorikisht e papranueshme që PKK apo ndonjë organizatë e armatosur të shkaktojë probleme për fqinjët tanë. Politika jonë për këtë çështje ka qenë e qartë edhe përpara dhe si e tillë do të vazhdojë të jetë. (PKK) shkaktoi evakuimin e më shumë se 500 fshatrave tanë në rajon dhe se ka shkaktuar probleme të mëdha. Si rajon i Kurdistanit, politika jonë është të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanë”, ka përfunduar fjalën e tij Barzani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit