BE: Kroacia i përmbush masat për të qenë pjesë e zonës Shengen

Mos i humb

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur se Kroacia i ka përmbushur masat e nevojshme për të qenë pjesë e zonës Shengen.

“Komisioni Evropian konsideron se, bazuar në rezultatet e procesit të vlerësimit të Shengenit të iniciuar në vitin 2016, Kroacia i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar se janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për zbatimin e plotë të rregullave dhe standardeve të Shengenit”, tha Komisioni i BE-së.

Komisioni i BE-së tha se Kroacia do të duhet të vazhdojë të angazhohet në zbatimin e të gjitha veprimeve në vazhdim, veçanërisht menaxhimin e saj me kufijtë e jashtë, për të garantuar se këto kushte do të vazhdojnë të plotësohen.

Njoftimi i Komisionit të BE-së po ashtu bëri thirrje që Këshilli i BE-së të diskutojë integrimin e Kroacisë brenda zonës Shengen.

Zona Shengen përbëhet nga 26 vende evropiane dhe mundëson kalimeve të brendshme kufitare pa u nënshtruar kontrolleve kufitare.

Kroacia negociatat për anëtarësim të plotë në BE i filloi në tetor të vitit 2005, në të njëjtën kohë me Turqinë, ndërsa anëtare e plotë u bë në vitin 2013.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit