BE, rritet inflacioni

Mos i humb

 

Inflacioni vjetor në Bashkimin Europian (BE), është rritur në rreth 2 për qind në muajin maj të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikës së Europës (Eurostat), në eurozonë me 19 anëtarë inflacioni prej 1.3 për qind në muajin prill, është rritur në 1.9 për qind në muajin maj.

Ndërsa kjo shifër në BE-në me 28 anëtarë, nga 1.5 për qind në prill, është rritur në 2 për qind në muajin maj.

Inflacioni më i ulët në muajin shkurt e shënoi me 0.7 për qind Irlanda, 0.8 për qind Greqia dhe 1 për qind Danimarka.

Ndërsa shtetet me inflacion më të lartë u bënë Rumania me 4.6 për qind dhe Estonia me 3.1 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit