Babalja me episod të ri: polici Ermal, një sajesë

Mos i humb

Personazhi Babalja  i nxjerrë me bujë nga PD-ja për të akuzuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka prodhuar një tjetër bllof si pasojë e hetimit të rastit.

Siç bën të ditur për tesheshi.com një burim nga Prokuroria e Tiranës, hetimi ka nxjerrë që jo vetëm zërei i vëllait të ministri është i manipuluar, por  se dhe polici-Ermal, që jepet si bashkëpunëtor në trafik, është i stisur.

Prokuroria ka thirrur të gjithë policët e Vlorës me emrin Ermal, por asnjëri nuk ka pasur lidhje as me Dëshmitarin X, pra Albert Veliun e as vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agronin.

Përveç pyetjeve të Ermalëve, prokuroria ka arritur të marrë të gjithë tabulatet telefonike të Babales dhe sërish nuk kanë arritur të gjejnë telefonatë me ndonjë Ermal.

Në Prokurori gjithashtu është vetëofruar një dëshmitar që ka sjellë një version krejt të kundërt nga Albert Veliu (Babalja), duke pretenduar se e vërteta absolute e këtij audio-përgjimi është fund e krye një trillim i orkestruar mes tij dhe vetë Babales.

Qëllimi i vetëm sipas tij ka qënë fitimi i një shume parash, Shuma e këtij shpërblimi dhe emri i këtij personi të vetëofruar në prokurori.

Dëshmitari është nga Novosela dhe ka pranuar të luajë rolin e Agron Xhafajt.

Ai ka thënë se i janë ofruar një shumë parash për këtë rol dhe u ka treguar prokurorëve  emrat e personave që do të paguanin.

Biseda e improvizuar është rregjistruar dhe më pas Babalja e ka dorëzuar në PD.

Dëshmitari u ka treguar prokurorëve se sasinë e parave e ka marrë Babalja, i cili tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Kosovë së bashku me djalin e tij. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit