BE thirrje për dialog në Mesdheun Lindor

Mos i humb

Pasqyra e gjendjes aktuale me Covid-19 në Zvicër, Gjermani dhe Austri

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenaxhuar.

Më shumë se 30 të vdekur nga zjarret në Kaliforni/ Shkencëtarët: Ngrohja globale pati ndikim të lartë

Zjarret masive të rëna në Kaliforni nga ngritur shumë shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ligjet’, afat grupit të punës deri më 30 shtator për listat, Lita kërkon kohë për propozimet e opozitës

Në zbatim të vendimit të Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike të datës 14 Shtator, sot u zhvillua mbledhja e...

Afganistan, tre civilë të vdekur nga sulmi me raketë

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se talebanët me raketë goditën një shtëpi në të cilën ishin civilë. Më tej theksuan...

Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano, theksoi se është e nevojshme të ketë sjellje që përputhen me fqinjësinë e mirë dhe të drejtën ndërkombëtare brenda dialogut dhe kontaktit për të zgjidhur problemet në Mesdheun Lindor.

I pyetur për zhvillimet në Mesdheun Lindor në konferencën e përditshme për shtyp, Stano tha se zhvillimet e fundit janë shqetësuese.

Ai deklaroi se tensionet në rritje nuk do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve.

“Me qëllim të zgjidhjes së problemeve në Mesdheun Lindor, është e nevojshme të ketë sjellje që përputhen me fqinjësinë e mirë dhe të drejtën ndërkombëtare brenda dialogut dhe kontaktit. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell, bën të gjitha përpjekjet për të ndërtuar përsëri një dialog konstruktiv. Ai po vazhdon kontaktet me të gjitha palët relevante”, tha Stano.

Duke konfirmuar se Greqia ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm për të diskutuar zhvillimet, Stano vuri në dukje se vendet anëtare do ta diskutojnë çështjen.

Ai tha se ekzistojnë edhe mënyra të tjera për diskutimin e çështjes, duke shtuar se në takimin joformal të ministrave të jashtëm (Gymnich) në fund të muajit do të bisedohet për zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-BE.

Në pyetjen nëse në rend dite përfshihen sanksione të mundshme kundër Turqisë, Stano rikujtoi se në Këshillin e Marrëdhënieve të Jashtme të organizuar më 13 korrik është marrë vendim për rritjen e dialgout me Turqinë..

Stano gjithashtu rikujtoi se Përfaqësuesi i Lartë Borrell është ngarkuar me detyrën për të punuar mbi hapat që duhen ndërmarrë në lidhje me Turqinë dhe shtoi se BE-ja është në solidaritet me Greqinë dhe administratën qipriote greke.

Greqia thirrje Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së për takim të jashtëzakonshëm

Ndërkohë, kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias janë takuar në kryeministri për të diskutuar zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Në një deklaratë pas takimit thuhet se Athina zyrtare i bën thirrje Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së për takim urgjent në lidhje me “aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor”.

Nga ana tjetër, ministri Dendias në Twitter shkroi se ai gjithashtu është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Athinë, Geoffrey Pyatt, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet në Mesdheun Lindor.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

‘T’i drejtohemi ODHIR’/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri-opozitës: Hajdeni me një produkt fillimisht

“Thirrja ime publike është se nëse dëshiron konsensus hajde me një produkt me një model Evropian. Nëse nuk e pranojmë hajde ta...

BERZH: Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 5 përqind si pasojë e pandemisë

Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret rreth 5 për qind këtë vit si pasojë e pandemisë me koronavirus, mirëpo vitin e ardhshëm...

Aliyev: Luftojmë derisa ushtria armene të largohet nga tokat tona

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u zotua se do të luftojë derisa forcat armene të largohen nga territori i kontestueshëm i Nagorno...

Nga politika te koronavirusi/ Pesë momentet kryesore të debatit mes Trump dhe Biden

Debati i parë i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 ishte i zjarrtë nga fillimi deri në fund. Presidenti Donald...

Zbardhet vendimi i qeverisë për punësimin e 1 mijë mësuesve, ja si do të rekrutohen dhe paguhen

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e djeshme të punësojë 1 mijë mësues shtesë, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19...