BE thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje në Libi

Mos i humb

Bashkimi Evropian (BE) u ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje të gjitha palëve në Libi, duke tërhequr vëmendjen në rritjen e tensioneve kryesisht përreth kryeqytetit të Libisë, Tripoli.

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen, theksoi se zgjidhja në Libi nuk mund të arrihet me rrugë ushtarake dhe se duhet përqendrim në propozimet politike të negociuara dhe të paraqitura nga Kombet e Bashkuara (OKB).

“Të gjithë anëtarët e Komunitetit ndërkombëtar duhet të vëzhgojnë dhe të respektojnë embargon e armëve të OKB-së”, tha Stano, i cili ka shtuar se BE-ja mbështet në mënyrë të fuqishme procesin e Berlinit dhe negociatat politike të kryera nga Ghassan Salame, Përfaqësuesi special i OKB-së për Libinë.

“Në kuadër të tensioneve në rritje në Libi dhe kryesisht në Tripoli, BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë aktivitetet e tyre ushtarake dhe të rifillojnë sërish dialogun politik”, deklaroi Stano.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit