Begaj në Baku, takim me zv.Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Mos i humb

Presidenti Bajram Begaj ndërsa ndodhet në Baku për një vizitë pune, zhvilloi një takim me Guy Ryder, zv.Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Begaj e cilësoi takimin si konstruktiv.

“Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”, u shpreh Begaj për takimin në rrjetet sociale.

“Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen, si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”- shkruan Presidenti Begaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit