Zelensky dënon sulmin rus në Odesa, të paktën 20 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 20 persona u vranë në sulmet me raketa ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, duke përfshirë punonjësit e shpëtimit që u përpoqën të shpëtonin të tjerët, por u goditën nga një raketë e dytë, thanë dje në mbrëmje autoritetet.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmet duke i konsideruar ato si “të neveritshme”, gjatë të cilave gjithashtu u plagosën 70 persona.

Autoriteti i mbrojtjes civile tha se 10 ndërtesa banimi u dëmtuan nga shpërthimet.

Zelensky tha dje në mbrëmje se kërkimi i njerëzve ndoshta ende të bllokuar nën rrënoja do të vazhdonte.

Guvernatori i rajonit, Oleh Kiper, e shpalli të shtunën ditë zie.

Odesa dhe porti i saj janë një objektiv i rregullt i sulmeve ruse me raketa dhe dron, në luftën e nisur nga Rusia më shumë se dy vjet më parë.

“Ushtria ruse lëshoi 27 dronë luftarakë nga jugu i gadishullit të Krimesë të aneksuar ilegalisht dhe nga verilindja drejt objektivave në Ukrainë”, sipas autoriteteve ukrainase.

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi të gjithë dronët, përfshirë 15 që u shkatërruan në afrimin e tyre drejt kryeqytetit Kiev.

Megjithatë, siç ndodh shpesh, mbeturinat nga dronët e shkatërruar godasin objektet civile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit