Begaj në Prishtinë, takim me akademikun Rexhep Qosja

Mos i humb

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në shtëpinë e akademikut Rexhep Qosja, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë.

Presidenti Begaj vlerësoi krijimtarinë e tij shkencore, letrare, artikujt kritikë me vlerë, si dhe veprimtarinë intelektuale.

Nga ana e tij, Qosja i shprehu Presidentit Begaj mbështetje në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e identitetit kombëtar nëpërmjet respektimit të standardit të gjuhës letrare shqipe në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërsa evokoi figurat e Rilindjes Kombëtare, në veçanti veprimtarinë atdhetare, politike dhe letrare të Abdyl, Sami dhe Naim Frashërit, dhe të Naum Veqilharxhit, akademik Qosja theksoi nevojën për vepra konkrete, që nxjerrin në pah vlerat e rilindasve dhe personaliteteve të shquara shqiptare, me synim ndërgjegjësimin e brezave të rinj.

Gjatë bisedës kujtuan me nderim sakrificat e bëra gjatë luftës së Kosovës dhe heroizmin e familjes Jashari, anëtarët e së cilës, burra, gra e fëmijë, dhanë jetën për Kosovën, duke u shndërruar në një shembull unik në botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit