Zv/kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Akdağ, i cili dje mbërriti për vizitë në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), sot në Sarajevë u takua me ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike, Mirko Sharoviç, para fillimit të komisionit të përbashkët ekonomik mes BeH-së dhe Turqisë.
Pasi kameramanëve dhe fotoreporterëve iu lejua të ndjekin fillimin e takimit, Akdag dhe Sharoviç vazhduan takimin prapa dyerve të mbyllura. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Turqisë në BeH, Haldun Koc.
Në Sarajevë sot do të mbahet seanca e pestë e Komisionit të përbashkët midis BeH-së dhe Turqisë, e cila ka për qëllim shqyrtimin e përparimit të bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe investimeve, buqësisë, energjisë, turizmit dhe transportit.
Në seancë gjithashtu do të shqyrtohet edhe potenciali i konsiderueshëm i pashfrytëzuar i të dy vendeve, me fokus të stimulimit të formave të reja të bashkëpunimit të investimeve, njoftoi Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH-së.
Është planifikuar që Akdağ sot të takohet edhe me anëtarin e Presidencës së BeH Bakir Izetbegoviç, ministrin e Punëve Civile Adil Osmanoviç, kryeministrin e Federatës së BeH-së Fadil Novaliç, dhe do të viziton vende të caktuara në kryeqytetin e BeH-së, Sarajevë.
Të shtunën është planifikuar vizitë në Mostar./Kosova Post/