Foto sa një mijë fjalë: Premtojnë mbrojtjen e interesit të qytetarit, por ku janë vallë ministrat dhe deputetët nëse nuk janë në seancë?

Mos i humb

Derisa po diskutohet Programi i Qeverisë për katër vitet e ardhshme, ky diskutim nuk duket të jetë interesant për kabinetin qeveritar meqenëse ata tashmë kanë “ikur” nga seanca për të kryer mbase ndonjë punë më shumë ”kombëtare” e “patriotike”, se sa të qëndrojnë në seancë e të dëgjojnë diskutimet dhe shqetësimet e deputetëve për programin qeverisës, transmeton Kosova Post.

Nuk duket të jenë aq të interesuar për të dëgjuar njëri- tjetringjatë diskutimeve për Programin e Qeverisë, as edhe deputetët ngase ata lëshojnë seancën dhe dalin për relax, jashtë në bufe të Kuvendit apo ku ta dimë ne se ku. Pra nga fotot shihet qartë se as deputetët e as ministrat nuk janë të interesuar për shtetin e as qytetarët e saj, thjesht atyre u intereson të marrin pagat e të nënshkruhen për pjesëmarrje në seancë për të përfituar mëditjen e seancës.

Janë të zgjedhurit tanë ata të cilët gjatë fushatës çirren e betohen se do ta mbrojnë interesin qytetar, por këto pamje flasin vërtet, se sa a e kishin me gjithë mend atë që kishin premtuar gjatë fushatës, deputetë e qeveritarët. Gjykojeni vetë të dashur elektorat!/Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit