Bekim Jashari mbështetë peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Mos i humb

Kryetar i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook, tregon se përkrahë nismën e ndërmarrë nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, për nënshkrimin e peticionit që kërkon bashkimin e Mitrovicës.

Për më tepër Jashari thekson se si kryetar i Komunës së Skenderajt, e përkrahu inicimin e procedurës për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të minatorëve, Mitrovicën.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Si kryetar i Komunës së Skenderajt, e përkrahu inicimin e procedurës për Ndryshim-Plotësimin e Ligjit, Nr. 03/L-041, për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të qytetit të minatorëve, Mitrovicën, nismë kjo e ndërmarrë nga kryetari i Komunës, z.Agim Bahtiri.

Sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit