Molliqaj thotë: Kemi gabuar pse kemi heshtur deri tani ndaj Vetëvendosjes

Mos i humb

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se subjekti të cilit i përket ka gabuar që ka heshtur deri tani në raport me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se janë të gatshëm të bëjnë një memorandum me Lëvizjen Vetëvendosje për të ulur sulmet tendencioze dhe të vazhdojnë si dy parti rivale.

Molliqaj në “Debat Plus” në rtv Dukagjini ka thënë se nuk ka nevojë për një përplasje kaq të madhe mes dy subjekteve, por sipas tij PSD ka bërë gabim që ka heshtur, pasi është krijuar përshtypja se ata janë fajtor për ngjarjet e ndodhura.

“Ne konsiderojmë se kemi bërë gabim si grup i deputetëve që kanë dalë nga Vetëvendosje që kemi heshtur pas sulmeve të pabaza që na janë bërë nga Vetëvendosje. Kjo heshtje e jona ka krijuar përshtypjen se faji është i joni dhe se ato që po themi ne janë të pavërteta dhe e vërteta është në anën tjetër”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit