Belgjika kalon në sistemin e “barometrit” në luftën kundër COVID-19

Mos i humb

Në kuadër të luftës kundër COVID-19, Belgjika ka marrë vendim të kalojë në sistemin e “barometrit” me të cilin do të përcaktohen masat sipas situatës së rasteve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Alexander De Croo në një deklaratë për media pas takimit të Bordit këshillues shëndetësor të qeverisë, tha se simptomat e lehta të variantit Omicron kanë dhënë sinjalin se do të kalohet nga pandemia në endemi por që për arsyen se nuk ndodhen ende në atë pikë kanë zhvilluar një barometër.

“Barometri për koronavirusin do të përbëhet nga tre faza, e verdhë, portokalli dhe e kuqe dhe do të përfshijë edhe sektorin e akomodimit dhe aktiviteteve kulturore”, tha De Croo i cili shtoi se “Kjo nuk do të vendosë në pilot automatik politikën për COVID-19. Do të jetë një mjet vendimmarrës për Bordin këshillues”.

Sipas kësaj, kodi i kuq do të aktivizohet kur të shënohen 150 shtrime në spital në një ditë dhe të paktën 500 pacientë me COVID-19 në kujdesin intensiv. Për kodin portokalli kjo shifër do të jetë 65 dhe 300. Përveç këtyre situata do të përfshihet në kodin e verdhë.

Në kuadër të kësaj vendi do të kalojë në kodin e kuq që nga 28 janari.

Aktivitetet në ambientet e mbyllura do të mund të zhvillohen me maska dhe me një kapacitet 200 persona. Ndërsa ambientet me kapacitete më të mëdha do të mund të përdorin 70 për qind të kapaciteteve të tyre.

Gjithashtu do të vazhdojë detyrimi për punën nga shtëpia për 4 ditë në javë dhe që blerjet të bëhen në mënyrë individuale ose jo më shumë se dy persona.

Përdorimi i dokumentit të sigurt për COVID-19

Dokumenti i sigurt për COVID-19 i cili dëshmon për qytetarët se janë të vaksinuar plotësisht, se kanë një test PCR me rezultat negativ të kryer në 48 orët e fundit dhe që kanë kaluar sëmundjen në një kohë të afërt, që nga 1 marsi do të konsiderohet i pavlefshëm nëse ka kaluar 5 muaj nga data e vaksinimit të fundit.

Ky kod nuk do të kërkohet më në kodin e verdhë që do të aktivizohet gjatë kalimit nga pandemia në endemi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit