SHBA, gjykata shpall të pavlefshëm vendimin për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit federalë

Mos i humb

Gjykata federale në SHBA e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e administratës së presidentit Joe Biden për vaksinim të detyrueshëm kundër COVID-19 për punonjësit federalë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykatësi federal për rajonin jugor të Teksasit, Jeffrey Brown mori vendimin që të pengojë këtë vendim të administratës duke theksuar se ata që kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit federalë kanë më shumë gjasa të arrijnë sukses në gjykatë.

Gjykatësi i emëruar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se “Sipas ligjeve aktuale është shumë vështirë që presidenti amerikan Joe Biden me goditjen e stilolapsit pa kontributin e Kongresit të marrë një vendim që do të ndikojë në kushtet e punësimit të miliona punonjësve federalë”.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se do ta apelojë këtë vendim të marrë në një gjykim të ngritur nga një grup i emërtuar “Punonjëst dederalët për lirinë mjekësore”.

Presidenti Biden në shtator njoftoi se me opsionin e testit të rregullt ka vendosur detyrimin për vaksinimin e detyrueshëm për 3.5 milionë punonjës federalë, vendim ky i cili hyri në fuqi në muajin nëntor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit