Berisha: Alibeaj me tërheqjen e tij pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot në lidhje me tërheqjen e ankimit nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit.

Në një konferencë për për mediet, Berisha tha se “kur dëgjova që Alibasha deklaroi se u zvarrit, në një kohë kur ishte avokati i tyre që katër seanca, ose gjykata përdorte si pretekst se nuk e di si kombinohen me Ramën, kësaj i thonë të tallesh me veten. Kurse vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive”.

Berisha tha se Edi Rama se ka marrë peng vendimin e gjykatës të Shkallës së Parë dhe nuk lejon regjistrimin në regjistrin e partive politike.

“Alibasha ka të drejtë, ai dhe çdo qytetar, të shkojë në gjykatën e faktit, dhe për çdo objeksion apo provë, të hapë një proces të ri, por jo të bëhet palë. Kjo ndodh në drejtësinë qesharake të Ramës, që vepron si në diktaturë, që pengon regjistrimin që është automatik dhe i padiskutueshëm të vendimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit”, theksoi Berisha.

Berisha tha se, duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë, që keqpërdoren nga një njeri që nuk ka asnjë parim, nuk respekton asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë”, u shpreh Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit