Berisha: Do faktoj se Dumani fle mbi dosjet e krimit

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer sërish çështjes së shpalljes “non grata” nga SHBA, në maj të vitit 2021.

Ish-kryeministri tha në një konferencë me gazetarët, se “u shpall ‘non grata’ vetëm e vetëm sepse mbrojti interesin kombëtar, luftoi korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Këto sipas tij “ishin tre faktorë për të cilët menduan se do më arkivonin në histori, duke më shpallur ‘non grata’”.

Më tej Berisha theksoi se u vu në ‘arrest shtëpie’ për të njëjtat motive, “por ja ku jam sot në mënyrë absolute i vendosur si gjithnjë, t’i denoncoj me forcën më të madhe”.

Berisha tha se do ta faktojë me dokumente se si kreu i prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit.

“Dhe këtu do të vij me dokumente para jush, edhe në parlament, por edhe këtu do të vij me dokumente para jush. Këto që thashë, për t’ja nxjerrë fytyrën siç e kanë, për të treguar se kush është Taulant Balla, për të treguar se kush është Altin Dumani që fle mbi dosje krimi, për të faktuar shqiptarëve se pse unë e quaj Skapin një organizatë kriminale, unë do të vij me dokumente para jush. Edhe në parlament, por në radhë të para  këtu, sepse këtu është mundësia, për ‘t’i paraqitur”, tha Berisha.

Berisha shtoi se “nuk mund të them unë kurrë për një institucion organizatë kriminale po të mos e kem të faktuar”

“Ekzistojnë dokumente të pakundërshtueshme, zyrtare dhe do të shihni ju, se kush është fytyra e vërtetë, se si Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit” tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit