Lajçak kërkon përgjegjësi për sulmin në veri të Kosovës

Mos i humb

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në veri të Kosovës.

“Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajçak derisa ka shpërndarë reagimin e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit