Berisha: Duhet të kemi një ligj për pastrimin e figurave publike

Mos i humb

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka folur për ligjin e “lustracionit” dhe për vetingun.

Berisha kërkoi që të ketë një ligj për pastrimin e figurave nga institucionet e vendit.

“Kemi shumë figura publike që po shantazhohen nga krimi i organizuar. Kisha kërkuar që ta mendoni ligjin e ‘lustracionit’, pra të kemi një ligj për ‘pastrimin e figurave’, pasi kjo gjë na ka bërë që të kemi një gjë jo të mirë për drejtësi, pasi për këtë është bërë shumë padrejtësi dhe po shantazhohen nga nëntoka”, u shpreh Berisha.

Ai po ashtu tha se Kosova duhet ta mendoj dhe çështjen e “Vetingut”, pasi sipas tij institucionet e vendit janë të  stërmbushura./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit