Berisha tha se të gjithë mund të kandidojnë në zgjedhjet lokale.

“Duhet të kuptohemi! Në një vend të lirë, çdo njeri ka të drejtat e tij dhe ai në përputhje me të drejtat e tij mund të veprojë.

Ne nuk mund të ndalojmë asnjë njeri që të marrë vendimet që do.

Në momentin kur nuk pranojnë të qëndrojnë si anëtarë të PD, të kandidojnë siç po ndodh, atëherë bëjnë zgjedhjen e tyre.

S’ja këshilloj njeri atë. Ftoj çdo njeri të kandidojë. Ose të propozojnë atë që duan.

S’mund të pengojmë, secili bën zgjedhjen e tij, por asnjë se pengon dot PD për të ftuar.

Shqiptarëve ju ka ardhur…keni parë njeri ju që kalon..tani ka humbur…S’po hyjë më në histori tjetër unë, se Edi Rama është i rrjedhur komplet.

Ai ka zgjedhor një mashtrim ordiner, e sheh se është në greminë. Mendon se duke sharë, duke shpifur, mund të ulë kundërshtarin. Shqiptarët s’e duan ashtu.”, tha Berisha.

Dy gjëra janë, e para sondazhet nuk zëvendësojnë votimet se po të ishte ashtu nuk do shpenzoheni miliarda euro në botë, por përcaktoheshin me sondazhe.

E dyta, të marrësh përsipër të sondosh për kandidatët në mbarë vendin si standard, duhet së paku të bësh gati 800 mijë deri 1 mln euro, të cilat absolutisht nuk i kemi.

Por edhe sikur t’i kishim nuk mundet kurrsesi të barazohet vota me sondazhin.

Do të mirëprisja shumë kërkesën që hajde se si të bëjmë votën më transparente, më të sigurt, më të lirë, por jo kërkesën se si të zëvendësojmë votën me poll-in.

Unë jam skepticist, por nuk më pengon skepticizmi im në këtë rast. Ka poll-e që bëhen të zakonshme, konvencionale.

E vërteta është që poll-et dixhitale kur bëhen me teknika të sakta ato sot provohen më të sakta. Megjithatë as polle-et dixhitale, as ato konvencionale nuk zëvendësojnë votën.

Të themi se hajde t’i bëjmë një modifikim meqenëse statuti thotë atë që duhet ta pëlqejë çdo anëtar dhe mbështetës i kësaj partie, voto thotë statuti, të votohet”, deklaroi Berisha.