Rritja e çmimeve, shoqata e biznesit paralajmëron protestë

Mos i humb

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesme kanë zhvilluar një komunikim për mediat ku kanë ngritur shqetësimet e tyre për shkak të rritjes së çmimeve.

Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesme gjithashtu kanë paralajmëruar protesta për të kundërshtuar veprimet e qeverisë shqiptare.

Sakaq përfaqësuesit  e shoqatave  bënë thirrje bizneseve që nesër të mbyllin për një orë shërbimin dhe të protestojnë në shenjë pakënaqësie .

“Çmim i naftës është abuzive dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë , që të lënë shërbimin  nga ora 10:00-11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhu drejtpërdrejt me konsumatori”, thanë përfaqësuesit.

Ata iu drejtuan qeverisë të rishikojë këto pika, të cilat i konsiderojnë si pika  të panegociueshme:

1-Të hiqet nga paketa fiskale që rit gjobat 2-3 herë.

2-mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj, kjo është pika e që na ndan biznesit me qeverinë shqiptare.

3- të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.

“Në rast se nuk do të këtë reagime nga qeveria, ata paralajmërojnë përshkallëzime në të gjithë vendin. Do ti lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton, ne do të përshkallëzojnë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit