Berisha i përgjigjet Escobar-it: Të mbështesësh Bashën nuk lufton Sali Berishën

Mos i humb

TIRANE- Nga ambientet jashtë Prokurorisë, ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të zyrtarit amerikan Gabriel Escobar. Sipas ish-kryeministrit të mbështetësh “Bashën nuk lufton Sali Berishën”.

Escobar dënoi dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Berishës më 8 janar. Me tej Berisha e cilesoi Bashen sinjeriun më te degraduar te politikës shqiptare.

Sa i takon deklaratës unë shpreh keqardhje të madhe, sepse në vizitën e parë reagimi im ishte ky, që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre, ata nuk i kanë qejf kukullat. Po ta vesh re ti, Shqipëria është vendi me tregun më të vogël të kukullave në rajon. Dhe në mënyrën më të sinqertë i kërkova që mos merret me kukulla. Mendoj se me deklaratën do ta ndihmonte mirëpo ju e patë që jo vetëm që nuk ndikoi në Kuvend, por Kuvendi shënoi rekord historik. Tani përsëri thotë se unë punoj mirë, por unë mund t’i them tani zotëri, si mund të punohet mirë me një njeri që për mbrojtjen e tij dhe të ndërtesës merr vrasës me pagesë? Ju duhet të informoheni më parë. Dakord, ai shpreh qëndrimin e tij, megjithatë prapë e ftoj unë Escobar-in, apo cilindo, çdo fakt që të ketë të shkojë e ta depozitojë në gjykatë.

Por ajo e cila është për mendimin tim e rëndë dhe unë mendoj se duhet të rishqyrtohet: Të mbështesësh Lulzim Bashën sot jo vetëm mbështet një kufomë politike që secili prej jush po t’ju pyesnin këtë do thonit, por është më keq se kaq. Të mbështetësh Bashën është një përçmimi i madh, një shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Sepse të mbështesësh Bashën nuk lufton Sali Berishën. Jua them unë, jo. Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën nuk i bëjnë llogaritë mirë. Problemi është më i thellë. Problemi është çfarë shohin qytetarët shqiptarë, kur ky politikan i ri është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. Jo nuk janë të tillë politikanët e rinj shqiptarë. Ai ishte politikani i ri në Shqipëri në pozitën më të lartë”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit