Vdekja e 55-vjeçarit në banesë, fqinji: Nuk hyra dot brenda, tymi me përmasa të mëdha

Mos i humb

VLORE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 55-vjeçar ndërroi jetë pasi banesa e tij u përfshi nga flaket.

Gjergj Beqiri raportohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë nuk ka mundur të dal jashtë banesës që u dogj nga flakët.

Fqinji i tij raporton se ka parë ngjarjen ndërsa edhe pse ka tentuar që të hyjë brenda, nuk ka mundur për shkak të tymit dhe zjarrit.

Ishte i sëmurë, i vetmuar. Ka disa vite që jeton këtu. Ishte me qira. Për të interesohej vëllai i tij. Më lajmëroi nusja që në 6 e çerek dhe më tha se po del tym nga shtëpia e Gjergjit. Shkoj ul linjën e korrentit. Pastaj lajmërova vëllain. Erdhën njerëz, erdhi policia dhe zjarrfikësja. Nuk arrija dot të që hyja brenda, pasi tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme. Ai ishte i sëmur, se dija se ça mendonte, pasi ka pasur probleme të theksuara. Atë e ushqente vëllai i tij. Erdhi zjarrfikësja që shoi zjarrin, se rrezikoheshin dhe banesat e tjera. I vëllai tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë prizë për të bërë kafen, ose duhani, pasi nuk ishte në gjendje të bënte asgjë, nuk gatuante. Çdo gjë i vinte gati nga i vëllai.”, tha Arben Aliu, fqinj i viktimës.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit