Berisha: Ja zyrtarët socialistë që organizonin veprimtarinë e McGonigal në Tiranë

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike tha sot se dy zyrtarët e lartë socialistë që ishin përgjegjës për veprimtarinë e ish agjentit të FBI, McGonigal në Tiranë ishin Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.

Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se SPAK nuk do ta hetojë këtë çështje, pasi aty del i përfshirë vetë kryeministri Rama.

“Ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Ramës, të këtij kryemafiozi që tradhëtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy për qëllime dhe interesa personale zhvilluan veprimtari anti-amerikane dhe anti-ligjore.

Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë zyrtare të McGonigal në Shqipëri kanë qenë dy: Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë në vendosjen e gjobave nga ekipi i McGonigal.

SKAP i Partisë nuk heton dhe nuk do t’a hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe dhe kudo që ta prekësh, fijet të çojnë te Edi Rama. Gjiknuri i vetëdijshëm për veprimtarinë ligjore që ka zhvilluar, u deklaroi mediave se “çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës”, tha Berisha.

Ai foli gjithashtu për një listë me 152 persona të shpallur non grata që ishte hartuar nga ish kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryeministri Rama dhe Gabriel Eskobar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit