Berisha: Komision parlamentar për Portin e Durrësit, gjobë ndaj shqiptarëve

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot kërkesën për krijimin e një komisioni parlamentar për projektin e Portit të Durrësit, të cilin e cilësoi sit “plaçkitjen më të madhe të shqiptarëve, pas ndërtimit të bunkerëve në komunizëm”.

Gjatë një komunikimi me mediet, Berisha tha se “afera e Portit të Durrësit përbën dënimin më të rëndë pas ndërtimit të bunkerëve nga Enver Hoxha për taksapaguesit shqiptarë”.

“Kur Edi Rama informoi publikun se do ndërtonte Dubai Sitin në Portin e Durrësit, ai deklaroi në mënyrë të përsëritur se për portin tjetër, taksapaguesit shqiptarë nuk do shpenzojnë një qindarkë. Pra, sipas tij, portin tjetër do e ndërtonte privati”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se “territori tokësor dhe ujor i portit me mbi 1 milion e 400 mijë metër katrorë tokë, iu dhurua Alabarit dhe Edi Ramës, ndërkohë që vlera e tij është të paktën 3.8 miliardë euro”.

“Ai territor u dhurua për ndërtimin e 12.500 apartamenteve dhe 6 hoteleve me 6 yje, ultraluksoze, dhe ndërtimin e marinës ndër më të mëdhatë në Mesdhe. Pra, de facto ndërtimin e një parajse që përveç familjeve të emirëve të Emirateve të Bashkuara apo ndonjë tjetri, askush nuk mund ta kishte. Porti mijëravjeçar i Durrësit, për Edi Ramën, do ndërtohej në Porto Romano dhe në shkelje të çdo ligji, ndryshoi ligjin e prokurimeve me një kompani të njohur holandeze, përsëri në shkelje të ligjeve, porositi projektin prej 12 milionë eurosh”, shtoi Berisha.

Duke iu referuar projektit të kompanisë holandeze, Berisha tha se “porti i ri do të kushtojë 1.3 miliardë euro”.

“Kjo është gjoba më e madhe në histori ndaj shqiptarëve. Ky është një fond i barabartë me rritjen 150 për qind, mos më shumë, të rrogave të shqiptarëve. Ky është një fond i barabartë me rritjen 100 për qind të pensioneve të shqiptarëve. Dhe të gjitha këto vetëm për parajsën e Edi Ramës. Ky është një krim që i tejkalon çdo proporcion”, shtoi ai.

Berisha nënvizoi se do të krijohet një komision parlamentar me emergjencë për këtë aferë që tejkalon çdo lloj limiti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit