Berisha: Lulzim Brava ishte i rrethuar në 8 janar nga një bandë vrasësish e trafikantësh

Mos i humb

TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës, pasi u thirr në lidhje me protestën e 8 janarit.

Përpara gazetarëve Berisha u shpreh se për cdo shqiptar, momenti më kriminal ishte 8 janari. Ish-kryeministri tha ndër të tjera se në 8 janar Basha ishte i rrethuar nga një bandë vrasësish.

Ajo cka dua t’iu them është se në deklaratën time theksova se për cdo shqiptar, për cdo mik e partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalishtësh.

 Kjo përbën dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit