Komiteti i Ekspertëve nuk ndryshon masat anti-covid

Mos i humb

Komiteti i Ekspertëve është mbledhur sot teksa është diskutuar për situatën pandemike në vend.

Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat e vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit edhe pse në ditët e fundit Shqipëria ka pasur një shtim të madh të infektimeve.

Sipas Komitetit nuk është e nevojshme që të shtrëngohen masat, edhe pse cdo ditë ka patur gati 1800 infektime.

Shkak për të këtë është qarkullimi i varianit të ri Omicron dhe grumbullimet, thanë ekspertët, ndërsa shtuan se rritja e rasteve është reflektuar edhe si pasojë e mos zbatimit të rregullave gjatë festave të fundvitit.

“Do të vijojnë të mbeten të njëjtat masa në fuqi. Apelojmë që të respektohen të gjitha masat dhe që qytetarët të vaksinohen. Mbeten në fuqi ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve”- tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit