Berisha: Më 23 Dhjetor, mosbindja civile më e fuqishme kombëtare

Mos i humb

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se data 23 Dhjetor 2024 do të shënojë mosbindjen më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë me gazetarët, ish-Kryeministri Berisha ju ka bërë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë mosbindje civile. Ai thotë se kjo protestë do të ketë fuqinë e elektroshokut për atë që e quan “regjimi narko-diktatorial i Edi Ramës”.

Sali Berisha: Data 23 Dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot. Modalitetet e kësaj mosbindje do të përcaktohen nga grupi përgjegjës. Demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen duhet të bashkohen më 23 Dhjetor në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narko-diktatorial të Edi Ramës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit