PL: Të shtohen fondet për përkujdesin social

Mos i humb

Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli kërkoi sot rritje të fondeve për personat me aftësi të kufizuara.

Në një deklaratë për mediet, Memelli u shpreh se, “diskriminimi që i bëhet kësaj shtrese të shoqërisë është qartazi i dukshëm edhe tek projektimi i buxheti të vitit 2025, që është pothuajse me 0 fonde për këtë kategori, ky është një alarm i fortë për të gjithë ne”.

“Kjo është një situatë që nuk mund ta pranojmë, sepse ata që kanë nevojë më shumë për mbështetje meritojnë më shumë se sa të presin në heshtje, pa pasur mundësi për zhvillim, edukim, punësim apo shërbime që përmirësojnë cilësinë e jetës”, tha ajo.

“Duke folur për nevojën urgjente për mbështetje, është e rëndësishme të kuptojmë se kjo nuk është vetëm një çështje financiare. Kjo është çështje e dinjitetit dhe e mundësive për të krijuar një shoqëri që e respekton dhe përkrah çdo individ, pavarësisht nga vështirësitë që mund të ketë”, theksoi Memelli.

“Është e domosdoshme që  të rrisim fondet për ata që kanë aftësi të kufizuara, që të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë. Duhet të investojmë në programe që mundësojnë aksesin në arsim, në punësim, në shërbime shëndetësore dhe në alternativa që u japin atyre mundësinë të kontribuojnë aktivisht në shoqëri”, nënvizoi ajo.

Memelli u shpreh se, “Partia  Lirisë propozoi në 1 nga Amendamentet e saj shtesë fondi prej 5.6 miliardë lekë për përkujdesin social, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit