Berisha: Në 9 vite janë mbyllur 760 shkolla

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me mësues e pedagogë në Ditën e Mësuesit.

Duke e cilësuar atë si një figurë qendrore kombëtare, Berisha tha se mësuesit kanë rolin më thelbësor në formimin e këtij kombi, si një komb i dijshëm dhe i qytetëruar.

“Shoqëria ka shumë profesione, por profesioni i mësuesit është më i afërti me atë të misionarit. Me pasionin, përkushtimin, mësuesit dhe mësueset ndriçojnë mendjet e fëmijëve tanë me dije, me edukim, qytetërim. Mëkojnë së bashku me familjen ndjenjën e dashurisë për atdheun, kombin. Në të gjithë historinë sakrificat e mësuesve shqiptarë janë të jashtëzakonshme. Kushtet në të cilat kanë ushtruar profesionin e tyre, kushtet e strehimit, jetesës, rritjes së fëmijëve, në zonat më të largëta, të thella në të katër anët e vendit i bëjnë ata misionarë të vërtetë të dijes dhe qytetërimit”, tha ai.

Berisha deklaroi se, kjo qeveri ka kryer një gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve me krijimin e kushteve për shpopullimin e vendit.

“Janë mbyllur 760 shkolla, është reduktuar në mënyrë të frikshme numri i mësuesve. Mësuesit shqiptarë sot paguhen dy herë më pak se mësuesit në Kosovë, Mal të Zi dhe se mësuesit në çdo vend të rajonit. 9 vite më parë ata kishin pagat më të larta në rajon. U bë një përpjekje e madhe për të ngritur një infrastrukturë moderne arsimore. U ndërtuan në një hark kohor 8-vjeçar mbi 1300 shkolla, kopshte dhe institucione të tjera të arsimit. U shtri interneti në çdo shkollë, u bënë përpjekje të mëdha për modernizimin e mësimdhënies. Shqipëria pati ngjitje vertikale në sistemin e Pizas. Sigurisht që ishte larg pozicionit që do të donim, por ngjitja ishte vertikale dhe kjo ishte meritë e mësuesve tanë”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit