Berisha: Pandeli le të mbështetet te ty ai, por kurrë nuk bëhet me moral

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot opozita është e vendosur në ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për çështjen “McGonigal”, pasi në të kundërt sipas tij vendi do të shkojë në destabilizim.

Berisha iu drejtua edhe Majkos, me të cilin kryeministri Rama qëndroi një pjesë të kohës kur ishte në Parlament gjatë prezantimit të mocionit.

Pjesë nga fjala e Berishës

Rama foli sot si një kufomë e pakallur, iku si hije sepse ka kryer krime shumë të rënda. Siç thotë Uashington Post McGonigal dhe Edi Rama ishin të zhytur gjer në grykë. Edi Rama ka kryer krimin e shëmtuar të rekrutimit me korrupsion të kryeagjentit. Në 9 shtator është takuar me McGonigal në zyrë. Kush ia solli Ramës McGonigal? Duçka juaj. Gënjen ai që thotë nuk ishte në takim.

Duçkën Rama e ka pajisur me pasaportë diplomatike. Duçka është zv.ministri i Ramës që shkruante artikuj kundër gjykimit të Gjykatës së Hagës për detin e Kinës Jugore. Duçka është njeriu që organizonte sponsorizimin mijëra dollarë të ekspozitës së Ramës në Hong Kong. Duçka është njeriu që solli McGonigal.

Edi Rama u miqësua aq shumë me McGonigal saqë kishte sekretin më të madh miqësinë me të. Nuk e ndante as me shefin e SHISH, as me Drejtorinë e Policisë, e ndante me Damianin. Ju jo vetëm që shtroheshit por i jepnit edhe favore.

Le të mbështete sa do dojë te ty Pandeli, nuk bëhet kurrë me moral ai. Ai që i fut mikut thikën, është për tu hedhur. Ka futur administratën dhe ju në një vorbullë korruptive dhe spiunazhi që askush nuk e di ku mbaron lëmshi. Ne do ta krijojmë komisionin. Janë 1 mijë pyetje për ti dhënë përgjigje shqiptarëve. Komisioni hetimor parlamentar është jetik dhe ai do të ngrihet. Mos tentoni ta bllokoni se do të destabilizoni vendin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit