Berisha: Presion ndaj Kushtetueses për grabitjen 5 mln euro me investitorin strategjik

Mos i humb

Kreu i PD-së Sali Berisha denoncoi sot presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese, sipas tij për të ndikuar në vendimin për grabitjen 5 mln euro me statusin e investitorit strategjik.

“Jam sot para jush për të denoncuar me forcën më të madhe përpjekjen e rrezikshme mafioze, mobilizimin e papërmbajtur të Edi Ramës, Olsi Ramës, Amant Josifit, Artan Gaçit, Olta Xhaçkës për ndikime të shumëllojta mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në vendimin e tyre.

Ky grup i strukturuar ka ndërmarrë dhe po ndërmerr forma antiligjore, antikushtetuese presioni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që të përligjin grabitjen me firmën e Edi Ramës nga Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj me statusin e investitorit strategjik me së paku 5 mln euro favore.

Kushtetuta e Shqipërisë ka qindra nene, por njëri nga këto nene do ta quaja neni i artë i saj dhe është neni që nuk lejon në mënyrë kategorike deputetët dhe ministrat të pasurohen nga pasuri publike gjatë periudhës që ushtrojnë detyrat apo burim të tjera përveç rrogës.

Ky nen është shkelur në mënyrën më flagrante kur ministrja Xhaçka siguron për burrin e saj strategjik statusin e investitorit strategjik.

Ministrja kryen vepra të rënda penale, implikon kunatën e saj amerikane me banim në Boston si bashkëpronare në këtë aferë të tmerrshme korruptive.

Amant Josifi njeriu që ka vjedhur 2.2 bilionën euro i lidhur kokë e këmbë me Olsi Ramën, Olta Xhaçkën dhe me Artan Gaçin ka mobilizuar potencialin financiar për të ndikuar në vendimin e GJK.

Unë jam sot para jush për t’iu bërë thirrje gjykatësve të gjykojnë nesër me paanësi.

Të gjykojnë nesër bazuar në ndërgjegjen e tyre, në interesin kombëtar dhe Kushtetutën e vendit.

Gjykimi i nesërm është një provë e fuqishme e triumfit të Kushtetutës dhe neneve të saj dhe dështimit për faqe të zezë të grupit të strukturuar kriminale që po përpiqet me të gjitha format të ndikojë në këtë vendim të një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët shqiptarë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit