Berisha: Rama krim kundër kombit shqiptar, po shkatërron konceptin e familjes

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij përpara mbështetësve demokratë ka komentuar projektligjin për shëndetin riprodhues.

Berisha tha se Rama me këtë projekt-ligj po bën krim kundër kombit shqiptar. Sipas tij, Rama po shkatërron konceptin e familjes.

Sali Berisha: Rama tani po zgjedh tani konceptin e fermës për nënën shqiptare. Ai po dekonfiguron plotësisht familjen. Për Shqipërinë, ky është krim kundër kombit shqiptar. Rama ka mision shkatërrimin e kombit. Edi Rama kërkon me ligj të nxisë sterilizimin, në një vend ku ka tri vite që vdekjet dominojnë mbi lindjet. Kjo është përpjekje ligjore antishqiptare, që të ulë lindshmërinë në këtë vend dhe për ta shpejtuar shkatërrimin e kombit tonë. Edi Rama do me çdo kusht të kalojë ligjin e shkatërrimit të familjes shqiptare.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur të pranishëm, qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë takim të censuruar kushtuar një problemi themelor të kombit dhe të censuruar në mënyrën më të turpshme, më skandaloze nga shumica dërrmuese të medieve të kontrolluara nga qeveria.

Paçka se të gjithë pronarët e këtyre medieve kanë familje.

Punonjësit e tyre kanë familje dhe kjo konferencë ka si objektiv kryesor të paraqesë para shqiptarëve rrezikun madhor të ligjit Rama për surrogacinë.

Për transformimin e nënës shqiptare, e cila duhet t’u them këtu se pa ndershmëri, pa moral, pa integritetin e saj ne si komb do ishim shuar jo një, por tre herë, ndoshta shekuj më parë.

Dhe tani Edi Rama me ligjin e tij zgjedh dekonfigurimin e plotë.

Shndërrimin pasi futi konceptet e superspekulantit Xhorxh Soros për Prindin 1 dhe Prindin 2, tani zgjedh konceptin e fermës apo fasonerisë për nënë shqiptare.

Zgjedh konceptin e dekonfigurimit të plotë të familjes.

Kjo është një përpjekje jashtë çdo lloji imagjinate.

Me këtë rast unë përshëndes Parlamentin Evropian që në një akt të përgjegjshëm, me një shumicë të jashtëzakonshme votash, shpalli surrogacinë që do të instalojë në Shqipëri Edi Rama me ligjin e tij, një krim evropian.

Për Shqipërinë, ky është krim kundër njerëzimit, kundër kombit shqiptar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit