Rama, bisedë telefonike me Sunak: Bashkëpunim i rëndësishëm dypalësh

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në mëngjes një bisedë telefonike me homologun e tij britanik, Rishi Sunak.

Zyra e shtypit e kryeministrisë britanike bëri të ditur se të dy liderët diskutuan marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.

Kryeministri Sunak vuri në dukje progresin e bërë nëpërmjet partneritetit Britani e Madhe-Shqipëri në fushën e migracionit.

“Të dy udhëheqësit ranë dakord se nevojitet më shumë punë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se kryeministri Rama dhe homologu i tij britanik pritet të diskutojnë më tej çështjen e migracionit në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Britaninë e Madhe në korrik.

Gjatë bisedës telefonike, ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit