Berisha: Sot opozita është vetëm fasadë!

Mos i humb

Opozita e sotme është e tëra një fasadë, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike se e mban këtë funksion falë kryeministrit Edi Rama.

“Nuk përfaqëson asgjë përveç Edi Ramës”, shkruan ai.

Beteja e ashpër mes ish-kryeministrit dhe kryedemokratit Basha vazhdon prej muajsh tashmë, që kur Berisha “i shpalli luftë” Bashës, duke i kërkuar të japë dorëheqjen, pasi ky i fundit humbi zgjedhjet parlamentare për të dytën herë radhazi.

Konflikti mes mbështetësve të Bashës dhe Berishës arriti në protestën e 8 janarit, të thirrur nga Berisha.

Ndërsa Basha ka larguar nga Grupi Parlamentar deputetët që mbështesin Sali Berishën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit