Berisha: Të miratojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve të enjten në parlament

Mos i humb

Kryetari i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot që  të enjten të mblidhet me urgjencë parlamenti dhe të votohet ligji për rritjen e rrogave dhe pensioneve.

“Unë jam sot këtu për t’i shkurtuar këmbët mashtrimit të paskrupullt me rrogat dhe pensionet. Edi Rama, për herë të parë pas 10 vitesh, pasi u bë e qartë se ngrirja e rrogave dhe rritja e tmerrshme e çmimeve i zhyti shqiptarët në një varfëri të frikshme, që i detyron të largohen masivisht nga Shqipëria, lëshoi një seri premtimesh për rritje rrogash. Ndër të tjera paraqiti në parlament një ligj ku parashikohej rritja e rrogës mesatare 900 euro”, tha Berisha.

Sipas tij, “e vërteta është se ligjin e bllokoi vetë në parlament me një marrëveshje të turpshme me Alibeajn, mbylli parlamentin dhe këtë e bëri vetëm e vetëm pse ai premtim ishte një mashtrim”.

“Unë jam këtu sot në emër të qytetarëve shqiptarë, të ftoj të mbledhim me urgjencë ditën e enjte parlamentin dhe të votojmë ligjin për rritjen e rrogave dhe pensioneve. I them Edi Ramës hajde të votojmë ligjin për rritjen e rrogave, përgjigju ofertës sonë që ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë”, shtoi Berisha.

Sipas tij, “e enjtja është një ditë prove për të vërtetën e këtij premtimi”.

“Unë i garantoj shqiptarët se të gjithë votat tona do shkojnë për ligjin e rritjes së rrogave dhe pensioneve”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit