Berisha thirrje biznesit: Të përballemi me këtë regjim, sa më shumë ta shtyjmë aq më të dobët do jemi përpara tij. Jetike një plan veprimi

Mos i humb

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje biznesit për t’u përballur me qeverinë. Ai deklaroi gjatë takimit të sotëm që është jetike një plan veprimi.

“Siç del këtu ne duhet të përballemi me këtë regjim, sa më shumë ta shtyjmë këtë përballje aq më të dobët do të jemi përapara tij. Sa më shpejt ta ndërmarrim këtë përballje.

Ky është një regjim i kalbur, nuk duhet të impresionohemi prej tij. Ka kalbësirë, nuk duhet të na impresionojë. Siç jeni ju këtu janë dhjetëra mijëra biznesmenë. Janë dhjetëra mijë mjekë, infermierë e punonjës të tjerë, janë qindra mijëra fermerë në kushtet më katastrofale. Fermerët janë në ditë të zezë.

Masivisht therin bagëtitë e tyre, therin lopët e racës. Lopa e racës është biznes në vetvete. I therin sepse janë rritur të gjitha çmimet. Dëngu i barit nuk ia vlen litri i qumështit. Ndaj dhe një plan veprimi, pra si përfundim unë gjykoj jetike një plan veprimi.

Ne mund të firmosim bashkë çdolloj marrëveshje për bashkëpunimin, paketën fiskale, dëgjesat e të gjitha por nëse nuk e shoqërojmë me një plan veprimi ne gënjejmë veten tonë. Do ulemi të bëjmë një plan veprimi për të kaluar në përballje. Mjekët sot po ikin. Unë njoh zhvillime nga më dramatiket në mjekësi. Është shpërbërë sistemi. Pse, nga ikja masive e mjekëve.

I takon asaj që është dhe pakicë, me një vendosmëri e ndërgjegje politike të qartë. Të ngrihet dhe të bashkojë dhe të tjerët sepse ky regjim nuk meriton asnjë ditë të qëndrojë në pushtet. Nuk duhet të kemi komplekse nga asgjë. Para syve tanë u instalua sistemi monist. Një parti të gjitha pushtetet.

Kush ka shprehur një shqetësim të tillë. U bëra thirrje miqve tanë, ndërprisni mbështetjen për këtë lloj regjimi.

Ditën e shtunë mori dhe Presidencën e Republikës dhe ka pushtet absolut. Shqipërinë do e shpëtojnë shqiptarët, ata që e duan, ata që mendojnë se ky vend bëhet”, deklaroi Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit