SPAK po e heton për dy akuza, por anëtarja e KPK, Etleda Çiftja, vijon të ushtrojë detyrën. Ja çfarë parashikon ligji

Mos i humb

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ndërsa po hetohet për dy akuza, atë të deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë, si dhe për falsifikimin dokumentesh. angleze.

Por ndryshe nga sa parashikon ligji, anëtarja e KPK edhe pse është nën hetim nga SPAK, vijon të ushtrojë detyrën.

Vetë Çiftja ka deklaruar se ajo nuk bën pjesë tek grupi i të pandehurve që duhet të pezullohen nga hetimi, por se duhet të vazhdojë detyrën ndërkohë që hetohet nga SPAK.

Por në këtë rast ligji parashikon që struktura e KPK duhet të bëjë një mbledhje urgjente dhe të vendosë për pezullimin e saj deri në përfundim të hetimeve.

Kush është Etleda Çiftja?

Çiftja është diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit.

Ka kryer trajnime të shumta ndërkombëtare në fushën e lidershipit/menaxhimit; hartimit dhe negocimit të kontratave; auditimit të përputhshmërisë me etikën dhe të antikorrupsionit. Ajo mban titullin “Avokat” që nga viti 2001.

Karrierën e saj, Çiftja e ka nisur si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie. Për periudhën 2001- 2009, znj. Çiftja ka punuar pranë kompanisë greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies” , në pozicionin e këshilltares së përgjithshme/drejtores ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të telefonisë celulare “AMC”, në fushën e telekomunikacionit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit