BERZH do të investojë 250 milionë euro në sektorin energjetik në Turqi

Mos i humb

Sektori energjetik i Turqisë po tërheq rreth 250 milionë euro në vit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe kjo bankë planifikon të mbajë këtë nivel të financimit edhe për vitin 2019, deklaroi sot Nandita Parshad, Drejtoresha e Grupit për Infrastrukturë të Qëndrueshme.

Parshad në një prononcim për Anadolu Agency (AA) në Stamboll foli rreth planeve të BERZH-it për sektorin energjetik turk.

Deri më tani, BERZH në mënyrë të drejtpërdrejt ka investuar rreth 1.6 miliardë euro në sektorin energjetik në 22 raste, duke përfshirë huadhënie, kapitalizim dhe fletë-obligacione. Parshad tha se mesatarja e investimeve të bankës në sektorin energjetik turk është 250 milionë euro.

Ajo thotë se këtë vit BERZH veçse ka investuar 100 milionë dollarë kapital në “İçtaş Sürdürülebilir Enerji Yatırımları”, degën për energji të ripërtërishme të “IC Energy Holding”. Kompania ka një portofol prej 10 hidrocentralesh me një kapacitet total prej 400 megavatëve.

“Me injektimin e fondeve nga BERZH, ajo tani planifikon që të investojë në ‘fusha të erës’ dhe projekte për energji solare me një kapacitet të përbashkët prej 250 megavateve. Kapitalizimi është një mënyrë e shkëlqyer për ne që të mbështesim rritjen e mëtutjeshme të energjisë së ripërtërishme në Turqi”, tha Parshad.

Ajo shtoi se investimet e BERZH-it në Ictas do të financojnë pjesërisht edhe privatizimin e hidrocentralit “Kadincik” në Mersin të Turqisë.

“Ne po ashtu jemi aksionarë në ‘Akfen Renewables’. Ky është një shembull i shkëlqyer se si kombinimi i huadhënies dhe kapitalizimit mund të nxisë një kompani dhe një sektor të tërë. BERZH u bë aksionar në ‘Akfen Renewables’ në vitin 2015 dhe i mundësoi një pako të veçantë të financimit prej 102 milionë dollarëve në shtator të vitit 2018. Me këtë investim, ne kemi financuar ndërtimin e katër ‘fushave të erës’ dhe nëntë projekteve të energjisë solare me një kapacitet total prej 327 megavate”, tha Parshad.

Ajo theksoi se Turqia duhet të vendosë kornizë të qartë për energji të ripërtërishme, duke shtuar se investitorët kanë nevojë për siguri në mënyrë që të jenë të mirinformuar gjatë marrjes së vendimeve.

Turqia aktualisht ka program stimulues për uzinat me energji të ripërtërishme në kuadër të Skemës për Mbështetje të Energjisë së Ripërtërishme (YEKDEM), program i cili përfundon në vitin 2020.

Parshad thotë se BERZH ka dhënë disa ide dhe propozime për skemën e re, duke shpresuar se ato do të mundësojnë edhe më shumë investime në këtë sektor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit