‘Biden e ka bërë të qartë’/ Yuri Kim e prerë: Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA!

Mos i humb

Një konferencë kundër trafikimit të qenieve njerëzore është mbajtur ditën e sotme, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të qeverisë, përfaësues të OSBE-së, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Konferenca e mbajtur ka pasur në fokus kryesor, trafikimin e qenieve njerëzore, ku janë renditur edhe arritje që Shqipëria ka bërë në këtë fushë. Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka thënë se vetë urdhri ekzekutiv i Joe Biden, ka të bëjë në mënyrë të drejtëpërdrejtë me këto shkelje, ku theksoi se nuk do të lejohet hyrja e trafikantëve në SHBA edhe nëse do të kishin vizë amerikane apo leje udhëtimi.

“Për kapitullin e Shqipërisë, nuk kërkohet asgjë më pak sesa lufta ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.

Urdhri ekzekutiv i Biden në Ballkanit Perëndimor, ndikon në luftën e trafikimit të qenëive njerëzre në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë se trafikantët kërcënojnë drejtëpërdrejtë.

Nëse trafikoni qenie njerëzore, nëse keni vizë amerikane, nuk pi më ujë, nuk do ju bëjë punë sepse nuk do të lejoheni të lëvizni drejt SHBA-ve.

Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me OSBE-në dhe Shqipërinë për të bashkërenduar qëllimet tona të përbashkëta. Shqipëria është me të vërtetë në një pikë kthese. Ajo është anëtare e NATO-s që prej 2009. Është në prag të hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Ky është momenti për Shqipërinë.

Falë reformës në drejtësi ju e keni mundësinë për të dënuar trafikantët dhe për t’i cuar pas hekurave. Le të punojmë së bashku në partneritet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”-tha Yuri Kim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit