Biden përsëriti mbështetjen e tij për Ukrainën

Mos i humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden, i përsëriti Presidentit ukrainas Vladimir Zelenskiy, angazhimin e vendit të tij dhe partnerëve për mbështetje në rast të një pushtimi rus.

Sipas një deklarate të bërë nga Shtëpia e Bardhë Joe Biden dhe Vladimir Zelenskiy patën një bisedë telefonike.

“Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët e tyre me siguri do të përgjigjen në rast të pushtimit të mëtejshëm rus të Ukrainës,” iu zotua Biden Zelenskiy.

Të dy liderët shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për Dialogun dypalësh të Stabilitetit Strategjik në Këshillin NATO-Rusi, i cili do të fillojë javën e ardhshme, dhe përpjekjet diplomatike në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Biden përsëriti mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, masat e ndërtimit të besimit për të ulur tensionet në Donbas dhe diplomacinë aktive për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit